Zelanda ka konfirmuar rastin e parë të coronavirusit këtë të premte, më 28 shkurt.
I prekuri është një person që sapo është kthyer nga Irani, po gjasat që të përhapen në komunitet mbeten të ulëta.
“Kemi javë që marrim masa dhe jemi të përgatitur. Përgatitjet dhanë rezultate, pasi kemi besim që publiku nuk është në rrezik, dhe se infeksioni po mbahet nën kujdes”, tha Eshli Blumfilld, përfaqësuese e ministrisë së shëndetësisë.
“Pacienti bëri tre analiza të ndryshme, dhe të parat që u morën nga gryka dhe hunda dolën negative. Simptomat sugjeronin që bëhej fjalë më shumë për një infeksion të mushkërive”, shtoi ajo.
Pacienti është mbi 60 vjeç dhe po trajtohet te spitali i Oklandit, ku mjekët thonë se po përmirësohet.
Zyrtarët e shëndetit publik kanë nisur të gjurmojnë historikun e kontakteve që ka pasur pacienti dhe po analizojnë familjarët që tani.