Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky tha të enjten se ai nuk do të merrte pjesë në samitin e G20, nëse presidenti rus Vladimir Putin do të jetë i pranishëm.
“Pozicioni im dhe qëndrimi i Ukrainës ishte se nëse lideri i Rusisë merr pjesë në samit, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky ditën e sotme.
Samiti i G20-ës i vitit 2022 do të mbahet në Indonezi më 15 nëntor. Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin ishin të dy të ftuar për të marrë pjesë në samit.
Një numër vendesh perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, thanë se Rusia nuk ka “asnjë të drejtë morale” të ulet në takimin e G20 për shkak të pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës.
Putin tha në fund të tetorit se ai nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takim.
Më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se presidenti rus Vladimir Putin “është racional, por vendimet që ai po merr, ose ndoshta thënë më mirë, objektivat e tij, nuk janë racionale”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Irani mund të furnizojë Rusinë me raketa balistike, thotë shefi i NATO-s
- Rekord italian në Champions, 5 trajnerë axurrë në fazën me eleminim direkt