English

“Zero anije emigrantësh në janar”| Gjenerali britanik: Shqipëria partner i besueshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot në një takim gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm. Ky takim u zhvillua në kuadër të takimeve të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës për luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe fenomeneve të tjera kriminale.

- Advertisement -

Në takimin me gjeneralin Stuart Skeates Balla ndau rezultatet e Task Forcës së Përbashkët.

Një ulje prej 93% të rasteve të emigrantëve shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

“Shqipëria mbetet një partner i besueshëm në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, nënvizoi Gjenerali britanik.

Takimi me dy zyrtarët e lartë britanikë u mbajt vetëm pak kohë pas vizitës zyrtare të ministrit Balla në Britaninë e Madhe, në nëntor 2023, gjatë së cilës u firmos Deklarata e Bashkëpunimit për Çështjet e Brendshme/Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë takimit Ministri theksoi se strukturat shqiptare kanë nevojë për mbështetje logjistike dhe pajisje nga pala britanike pasi nga përvoja rezulton se një mbështetje e tillë sjell rezultate maksimale.

Në këtë takim u theksua gjithashtu se promovimi i migracionit të ligjshëm nëpërmjet lehtësimit të procedurave për bashkim familjar apo punësim sezonal mbeten mënyra më efikase për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?