English

“Zero kosto për të burgosurit nga MB”, Manja: Shpenzimet i mbulon Britania

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Transferimi i afro 200 të burgosurve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar për të kryer pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit në Shqipëri, nuk do të ketë asnjë kosto për buxhetin e shtetit.

- Advertisement -

Zbardhjen e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike e bëri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas mbledhjes së qeverisë, ku deklaroi se veç kostove për të gjithë kohën e vuajtjes së dënimit, Britania e Madhe do të ndihmojë edhe në forcimin e kapaciteteve për burgjet.

Kjo marrëveshje, e dakordësuar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Rishi Sunak në mars të 2023-shit, sipas ministrit Manja udhëhiqet nga parimi u humanizmit, ndonëse të burgosurit nuk do të transferohen pa pëlqimin e tyre.

Premtimin për amnisti para zgjedhjeve të 14 majit, Manja tha se nuk e ka harruar, por janë ekspertët ata të cilët po punojnë për të përcaktuar se cilët të burgosur do të përfitojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×