English

Zero tolerancë ndaj abuzuesve | Policia e Shtetit ndëshkon 157 qytetarë, gjobiten edhe njësitë tregtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin duke monitoruar zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

- Advertisement -

Sipas autoriteteve policore, në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 8 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ që parasheh ndalim-qarkullimin pa autorizimin përkatës.

Në të gjithë vendin, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 157 shtetas, të cilët u konstatuan duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Është ndëshkuar me masë administrative 500 000 lekë, 1 shtetas, i cili siç thekson policia është futur pa leje në ambientet e urgjencës mjekësore për të parë familjarin e tij.

Gjithashtu në kuadër të masave parandaluese kundër COVID-19 janë konstatuar 7 njësi tregtare që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative.

Nga kjo e hënë e në vazhdim nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.

“Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thekson Policia e Shtetit.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?