English

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, Vishaj: Arritje, sot politika i ka duart larg nga drejtësia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Parlamenti zgjodhi me 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim kryeprokurorin e ri të republikës, i cili do të jetë Olsian Çela, i renditur i pari nga 3 emrat që kandiduan në këtë garë.

- Advertisement -

Avokati i njohur, Sajmir Vishaj në një intervistë për Euronews Albania e vlerësoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në mënyrë të pavarur nga organet kushtetuese, konkretisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një arritje të rëndësishme për drejtësinë shqiptare.

“Mendoj se është hera e parë që Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet në mënyrë të pavarur nga organet kushtetuese dhe kjo është një risi, pasi që nga viti 2000 kryeprokurorët janë zgjedhur mbi bazën e pëlqimit politik. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi me performancë të hapur kandidatët dhe për herë të parë politika nuk u përfshi në këtë proces. Duhet përshëndetur vendimi i kuvendit, ku menjëherë Çela është votuar për këtë post. Jemi në momentin që reforma në drejtësi po jep efekt, sot shqiptarët do të kenë besim te organi i akuzës”, tha Vishaj

Sipas Vishajt votimi i Çelës si kryeprokuror dëshmoi se profesionalizmi është primar mbi politikën dhe se sot më në fund politikanët i kanë duart larg drejtësisë.

“Funksionuan 2 hallka; zgjedhja e kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe miratimi nga parlamenti, ndryshe nga sa ndodhi me Arta Markun që u komandua në postin e kryeprokurorit dhe u votua mes protestave.

Por edhe Presidenca duhet përshëndetur sot, pasi kemi një Këshill të Emërimeve në Drejtësi, KED në mënyrë të shortuar. Pra, politika nuk është më pjesë e organeve të drejtësisë. Sot profesionalizmi është primar mbi politikën. Sot politika i ka duart larg drejtësisë”, – tha Vishaj.

Olsjan Çela do të zëvendësojë në detyrën e kryeprokurorit Arta Markun, e cila qëndroi 2 vjet si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme mes akuzave të vazhdueshme të opozitës. Prokurori i ri i Përgjithshëm do të ketë mandat 7-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×