Kabineti i Presidentit të Republikës i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkon vendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Në shkresë, thuhet gjithashtu se Presidenti i Republikës do të caktojë me dekret datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, që do të mbahen në vitin 2023.
Ky është hapi i parë procedurial drejt përcaktimit të datës së zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Zgjedhjet lokale 2023 do mbahen në periudhën 16 prill-14 maj dhe për rrjedhojë dekretimi i datës duhet jo më vonë se 6 muaj.
LEXONI GJITHASHTU
- “Pazar për zgjedhjet lokale”, gazetarja: Deputetë të PD-së në valle me maxhorancën
-
Berisha do krijojë parti të re për zgjedhjet lokale, thotë Kreshnik Spahiu