English

Zgjedhjet e Përgjithshme në Irlandë 2020: Gjithçka që duhet të dini për to

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të shtunën, irlandezët do shkojnë drejt qendrave të votimit për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat duket se do të shkundin skenën politike të vendit.

- Advertisement -

Sipas një sondazhi publik, partia nacionaliste Sinn Fein ia ka kaluar partisë në pushtet e qendrës së djathtë të Leo Varadkar, Fine Gael, dhe kundërshtarin e tij kryesor Micheál Martin të Fianna Fail, gjithashtu një parti e qendrës së djathtë.

Pse është Varadkari duke luftuar për mbijetesë politike pavarësisht lulëzimit ekonomik? Sa gjasa ka që Sinn Fein të udhëheqë qeverinë e re? Çfarë kuptimi kanë këto zgjedhje për Europën?

Këto janë pikat kyçe të zgjedhjeve në Irlandë për 2020-n:

Pse është Varadkar në vështirësi?

Pasi shpalli zgjedhje të parakohshme më herët gjatë këtij muaji, Varadkar theksoi arritjet e tij në pushtet.

“Si komb, kemi çdo arsye për të qenë shpresëplotë për të ardhmen,” tha ai gjatë një fjalimi në Dublin. “Kemi modernizuar shoqërinë tonë, rritur barazinë gjinore, të drejtat e grave, progres në arsim, mirëqenie dhe kujdesi ndaj të miturve. Por, kjo nuk mjafton. E di që nuk mjafton”.  

Ai mund të ketë të drejtë. Sipas një sondazhi nga Irish Times të publikuar  të hënën, mbështetja për partinë e tij ka rënë në 20 për qind, duke u renditur në vend të tretë pas nacionalistëve të krahut të majtë, Sinn Fein dhe partisë së qendrës së djathtë, Fianna Fail.  

Rezultati i ulët i Varadkar mund të duket befasues duke marrë parasysh ekonominë në vend. Për çdo vit, GDP-ja e vendit ia ka tejkaluar vendeve të tjera të BE-së që nga 2014. Tregu i punës po punon jashtëzakonisht mirë dhe papunësia është nën 5 për qind.

Në moshën 41 vjeçare, Varadkar është kryeministri më i ri që ka pasur Irlanda si dhe homoseksuali i parë që mban këtë post.

Sondazhet tregojnë se votuesit e mbështesin suksesin e tij diplomatik mbi Brexit, që shmangu kthimin e kufijve tregtar përgjatë ishullit.

leo

Por shqetësimet mbi strehimin, pensionet dhe shëndetin kanë mbizotëruar fushatën, duke iu kundërvënë qeverisë së Varadkar.

Qiratë po rriten me shifra eksponenciale, veçanërisht në kryeqytet dhe qeveria nuk duket sikur është duke e trajtuar këtë problem.

Mosha e daljes në pension do të rritet nga 66 në 67 duke nisur nga viti që vjen, duke nxitur zemëratë në nga votuesit më të moshuar.

Çfarë do të thotë rezultati i lartë në sondazh i Sinn Fein?

Sinn Fein mund të ketë luhatur disa votues duke premtuar se do e kthejnë moshën e pensionit në 65 vjeç dhe duke propozuar bono për pronarët e shtëpive.

Ish krahu politik i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA), për një kohë të gjatë të pafuqishëm në skenën politike, tashmë po kryesojnë në sondazhe.

Kryetarja e Sinn Fein, Mary Lou McDonald, është bërë një personazh i njohur mes partive kryesore, Për më tepër, brezi i ri nuk ka kujtime nga aktet e dhunshme të Sinn Fein.

57258189 10156300536351332 8249215953099816960 n

Por pavarësisht rezultateve pozitive në sondazhe, Sinn Fein nuk pritet të drejtojë qeverinë e re sepse është duke hyrë në zgjedhje me vetëm 42 kandidatë, ndërkohë që duhen 80 për të krijuar shumicë parlamentare.

Çfarë do të thotë kjo për Europën?

“Shumica e partive irlandeze janë pro BE, përveç Sinn Fein, e cila bëri një fushatë kundër marrëveshjeve të Bashkimit Europian,” tregon O’Malley, professor I asociuar I shkencave politike në Universitetin e Dublinit, për Euroneës.

Ai i krahason nacionalistët e Irlandës me lëvizje si Siriza në Greqi, Podemos në Spanjë të cilët e shohin BE-në, si një klub kapitalistësh.

Megjithatë, edhe pse Sinn Fein e ka zbutur paska qëndrimin anti-BE në vitet e fundit, ekspertët tregojnë se Brexit e ka bërë opinionin publik të Irlandës edhe më pro BE se më parë.

Brexit: Çfarë do të ndodhë mesnatën e 31 janarit?

Mblidhet sërish parlamenti i Irlandës së Veriut pas ngërçit 3-vjeçar

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?