English

Zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Rithemelimi mban sot primaret

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sot demokratët e Kukësit do të zgjedhin kandidatin e tyre për bashkinë, i cili do të garojë në 24 shtator, në zgjedhjet që do mbahen pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

- Advertisement -

Kandidatët në garë për bashkinë e Kukësit janë Arif Rexhmati, Ardian Elezi, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

Kandidati i Bashkë Fitojmë në zgjedhjet  e 14 majit, Admir Sinamati u tërhoq nga gara disa ditë më parë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se në Kukës ka një pjesëmarrje masive të votuesve.

“Pjesëmarrje masive në primaret në Kukës. Ftesë për të gjithë demokratët e Kukësit të marrin pjesë në primare për zgjedhjen e kandidatit të tyre për Bashkinë Kukës. Suksese”, shkroi ai në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×