English

Zgjedhjet| Kreu i misionit të OSBE për Metën: Jemi pas shtetit të së drejtës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim këtë të hënë me anëtarët e Partisë së Lirisë, nga ku u diskutua mbi fushatën dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

- Advertisement -

Në dalje për mediat pas takimit, me prononcim të shkurtër, Zannier bëri me dije se diskutuan problematikat e fushatës. Ambasadori u pyet edhe në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe qëndrimin zyrtar të misionit që përfaqëson.

“Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo një gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të drejtës, transparencës dhe qëndrojmë pas zbatimit të ligjit të papolitizuar”, tha ai shkurtimisht.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, tha se e informnoi ambasadorin për problematikat që PL ka hasur gjatë fushatës si dhe përsëriti faktin se burgosja e Ilir Metës, është një vendim pa prova më qëllimin që të mbahet larg fushatës

“Ishte kënaqësi të prisnim sot së bashku me kolegët ambasadorin për ta informuar lidhur me problematikat në këtë fushatë elektorale, përdorimin e administratës dhe aseteve publike në funksion të zgjedhjeve dhe shqetësimet e fushatës. Informuam ambasadorin lidhur me izolimin pa fakte dhe provave të Presidentit të Lirisë Ilir Meta, Ai është kryetar i forcës së dytë opozitare në vend. Izolimi me urdhër të Ramës lidhet me zgjedhjet e 11 majit. E informuam ambasadorin se Meta sot, edhe pse kandidat në zgjedhje, e ka të pamundur të komunikojë me votuesit, me deputetet dhe anëtarët e PL”, tha Tedi Blushi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?