English

Zgjedhjet në SHBA, rikthimi i papritur i Joe Biden-it

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Xho Biden mori të paktën nëntë shtete gjatë “Super të Martës”, duke bërë një kthim të papritur në garën e demokratëve, kundër Berni Sandersit.

- Advertisement -

Ish zv/presidenti fitoi garën në Teksas, bashkë me Masaçusetsin në verilindje dhe Minesotën, Oklahomën, Virxhinian, Alabamën, Karolinën e Veriut, Tenesinë dhe Arkansas.

Berni Sanders fitoi në shtetin e tij, në Vermont, si dhe në Kaliforni, ku diference është ende shume e vogël.

Rezultatet e zgjedhjeve të kandidatëve për president nuk zhgënjyen dhe e ngushtuan garën midis vetëm dy personave, teksa Xho Bajden doli kundër të vetë-deklaruarit socialist demokrat, Berni Sanders.

Super e Marta quhet e tillë pasi në atë ditë bëhen votimet në shtetet kryesore e me më shumë popullsi në SHBA.

Demokratët janë duke konkurruar me njëri-tjetrin, dhe fituesi do të sfidojë më pas Donald Trumpin, presidentin e tanishëm.

Donald Trump është i padiskutueshëm mes republikanëve, të paktën deri tan. Mëngjesi i të mërkurës mund të japë një përgjigje më të saktë për demokratët.

49331752922 b7345b1b04 b

Për “Super të Martën” janë rreth 1344 delegatë që mund të merren nga 4000 në total.

“Gjërat duken mirë, por kam ardhur t’ju them se jemi në lojë”, tha Bajden para mbështetësve në Kaliforni.

“Kur e nisëm garën, të gjithë thanë që s’mund të bëhet. Por ju them me shumë vetëbesim se do të fitojmë”, tha Sanders.

Bajdeni bëri një kthim të pabesueshëm. sh presidenti kishte dalë dobët në shumë shtete, përfshi Ajouan dhe Nju Hempshërin.

Këto shtete kanë qenë historikisht treguesit e parë për mënyrën se si do të shkojë gara në fund.

Por vëzhguesit në SHBA thonë se Bajdenin e shpëtoi suksesi që pati papritur në Karolinën e Jugut, pasi shumë prej kandidatëve të tjerë vendosen të tërhiqen nga gara.

Vota e afro-amerikanëve është vendimtare, dhe duket se Bajdeni ka fituar 72% të votave të tyre në Alabama.

Afro-amerikanët kanë më shumë gjasa të votojnë Bajdenin se çdo kandiat tjetër në Virxhina, sipas sondazheve.

Edhe në Karolinën e Veriut, Bajdeni mori gjysmat e votave të afro-amerikanëve.

Fakti që ka qenë zv/president i presidentit të parë me ngjyrë pa dyshim që e ka ndihmuar shumë Bajdenin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?