English

Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, “rindizet’ debati mes Rektorit dhe Senatit Akademik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zgjedhjet e reja për organet drejtuese të Universitetit të Tiranës, kanë rindezur konfliktin mes Rektorit Mynyr Koni dhe Senatit Akademik.

- Advertisement -

Pas njoftimit nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini se zgjedhjet do të mbahen më 8 maj të këtij viti, Koni nën cilësinë e kryetarit të Senatit Akademik, ka thirrur që mbledhja për të vendosur rregulloren e zgjedhjeve të mbahet më 20 janar, por senatorët e kanë lajmëruar se ata nuk mund të marrin pjesë.

Arsyeja që i kanë dhënë ata Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, sipas këtij të fundit, është se nuk është respektuar afati prej 7 ditësh i përcaktuar në Statutin e Universitetit.

Kjo për Rektorin Koni është qesharake pasi kryetari i senatit mund ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme në çdo kohë.

“Shpreh bindjen time të plotë se ata kanë shpërdoruar votën dhe besimin tuaj që i zgjodhët në këtë detyrë dhe kanë treguar një papërgjegjshmëri të plotë për realizimin e detyrës që kishin marrë përsëri për ta kryer”-tha z.Koni.

Sipas Rektorit Koni, rregullorja e re për zgjedhjet ne universitetin e Tiranës duhet të jetë hartuar dhe miratuar brenda datës 9 shkurt.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?