Partia Demokratike e qendrës së majtë ka arritur të triumfojë ndaj Matteo Salvinin kreun e Lega Nord në zgjedhjet e së dielës në rajonin verior të Emilia-Romagna duke vijuar të ndjekë të njëjtën linjë politike.
E majta ka qeverisur Emilia-Romagna që nga Lufta e Dytë Botërore, por Salvini ka mbajtur një fushatë të ashpër në rajon duke shpresuar për një fitore, që do të destabilizonte qeverinë kombëtare në Romë, e cila përfshin PD dhe Lëvizjen 5 Yjet.
Kryetari i PD Stefano Bonaccini mori gati 52% të votave, ndërsa kandidati i djathtë thuajse mori 42% të votave. Në Kalabri, ku problemet me mafian e quajtur “Ndrangheta” kanë qënë gjithnjë prezente, kandidatja e ish-kryeministrit Berlusconi, Jole Santelli, mori pjesën më të madhe të votave.
“Eshtë e qartë se një nga dy aleatët e qeverisë – Unë jam duke menduar për Lëvizjen 5 Yje – nëse të dhënat konfirmohen, ato zhduken nga rajoni Emilia-Romagna. Dhe sa i përket mbijetesës gjithashtu pothuajse zhduket nga Rajoni i Kalabrisë”, u shpreh kandidatja Santelli.
“Ato janë dy nga rajonet ku lindi Lëvizja 5 Yje dhe ku mori shumicën e votave. Pra, është e qartë se diçka do të ndryshojë nesër në Romë “, shtoi më pas ajo.
Zgjedhjet janë cilësuar si një provë e qeverisë së koalicionit kombëtar, në të cilën Lëvizja populiste Pesë Yje bashkoi forcat me PD pasi Z. Salvini i njohur për retorikën kundër emigrantëve tërhoqi partinë e tij.