English

‘Zgjedhjet serbe të mbahen me marrëveshje’, Kurti letër ambasadorit të BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar një letër ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomaz Szunyog lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë me 3 prill.

- Advertisement -

Shefi i ekzekutivit ka theksuar se zgjedhjet e 3 prillit mund të mbahen në Kosovë vetëm në përputhje me marrëveshje ndërmjet dy qeverive përkatëse.

Kryeministri Kurti nënvizon se është për keqardhje që Serbia po mundohet të përgatitë dhe të organizojë zgjedhjet në Kosovë sikur mos të ekzistojë qeveria e Kosovës.

“Kjo mbase është arsyeja pse propozimi (në paragrafin e tij të parë) përcakton se zgjedhjet “do të mbahen”, në vend që të kërkojë që të mbahen, duke e marrë kështu si të mirëqenë kompetencën e Beogradit për të vendosur në lidhje me territorin e Kosovës”, shkruan Kurti në letër.

Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pas kësaj deklarate qeverisa e Serbisë vendosi që serbët që janë në Kosovë të udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar më 3 prill.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?