English

Zgjidhet kryetari i degës së Rithemelimit në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhimitraq Çyfeku zgjidhet kryetar i degës së PD në Korçë (i Rithemelimit), në zgjedhjet e ditës së sotme të organizuara nga kjo degë pas dorëheqjes së Devis Osmanit si kryetar i PD.

- Advertisement -

Në garë për kreun e degës lokale të Partisë Demokratike kanë qenë Eleina Qirici, Dhimitraq Çyfeku dhe Harido Zoto.

Në procesin e sotëm të votimit kanë shprehur vullnetin e tyre 577 anëtarë të degës së Korçës nga 4895 anëtarë, duke regjistruar kështu numrin më të ulët të pjesëmarrjes në votime gjatë gjithë viteve të fundit.

Në zgjedhjet e fundit në garën e zhvilluar mes Ledina Alollit dhe Gjergji Gjatës kanë votuar 1138 antare ndërkohë në zgjedhjet e sotme vetëm 577.

Pas largimit të Alollit si kryetare e PD se Korçës për të kandiduar për kryetarë të bashkisë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, zyrën e kryetarit e ka marrë si I komanduar Devis Osman

Çyfeku ka punuar edhe në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Korçës ndërkohë që është nga anëtarët më të vjetër të degës së Partisë Demokratike.

Ai ka falënderuar votuesit për besimi e treguar ndaj tij dhe ka siguruar se do ngrejë degën e Korçës në vlerat më të mira të saj

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?