Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ka thumbuar Partinë e Lirisë, duke thënë se në këtë forcë politike dhe pse i është ndryshuar emri janë të njëjtët politikanë, e madje e ka konsideruar si zhargon.
Teksa u pyet për protestën e ditës së djeshme për inceneratorët, Felaj theksoi se disa role që i përkasin një pushteti tjetër nuk mund të merren dhe të ushtrohen në Kuvendin e Shqipërisë për faktin se janë deputetë, duke iu referuar kështu opozitës.
“Ndryshimi i emrit nuk më zgjon asnjë lloj mbiemri, janë të parëndësishëm, janë të njëjtët politikanë, e njëjta politikë, i njëjti zhargon. Çështja për të cilën opozita pati më shumë mundësi të mblidhte dokumentacion, të fliste me orë ë tëra, ishte ajo e incineratorëve. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që disa role që janë të ndara dhe që i përkasin një lloj pushteti tjetër, nuk mund t’i marrim dhe t’i ushtrojmë në Kuvendin e Shqipërisë, vetëm se jemi deputetë. Në Kuvend nuk mund të bëjë askush as prokurorin dhe as gjykatësin “- tha Felaj në një intervistë për Euronews Albania.
Ndërkohë për çështjen e incineratorëve, Felaj theksoi se pavarësisht gjithë anatemimit që i bëhet historisë së incineratorëve dhe shkeljeve që kanë ndodhur, ato kanë qenë një zgjidhje e detyruar.
“Skema e pastrimit të mbetjeve në Shqipëri, fushat e mbledhjes së plehrave, e mbaruan funksionin e tyre. Kjo është e faktuar. Ishte detyrë e organeve që të ofronin një strategji afatgjatë. “- u shpreh Felaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pampuri: Kryetari i Partisë Demokratike është Alibeaj
- Berisha: Reforma territoriale një dështim, u bazua në dëshira partiake për punësime
- PD-ja kërkon rihapjen e çështjes për financimin rus: Basha u mbrojt nga Rama