English

Zhduket avioni që transportonte nënpresidentin e Malavi-t

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një aeroplan që transportonte zëvendëspresidentin e Malavi-t, Saulos Chilima dhe nëntë persona të tjerë është zhdukur, thuhet në një deklaratë nga zyra e Presidentit.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, që citojnë zyrën e Presidentit, avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malavi “doli nga radari” pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, të hënën në mëngjes.

Presidenti urdhëroi një operacion kërkimi dhe shpëtimi pasi zyrtarët e aviacionit nuk ishin në gjendje të kontaktonin avionin.

Ai duhej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Mzuzu, në veri të vendit, vetëm pas orës 10:00 me orën lokale.

Pasi u informua për incidentin, Presidenti i Malavisë, Lazarus Chakwera, anuloi fluturimin e tij të planifikuar për në Bahamas.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?