English

Zhgënjejnë peshëngritësit shqiptarë, dështojnë në Kampionatin Europian

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndryshe nga vitet e shkuara, Kamionati Europian i Peshëngritjes në Armeni nuk rezultoi i suksesshëm për sportistët nga Shqipëria.

- Advertisement -

Peshëngritësi Daniel Godelli ka dështuar në të tria provat në stilin e shkëputjes, me 150, 151 dhe 152 kg. Ndërsa në stilin e shtytjes nuk mori pjesë.

Një tjetër sportist shqiptarë që mori pjesë në garë është Kristi Ramadani, por me një paraqitje më të mirë.

Në Baterinë B, Ramadani u rendit në vendin e nëntë ku regjistroi 142 kg në shkëputje.

Ndërsa në shtytje ngriti 175 kg për t’u klasifikuar i teti, me 317 kg e përfundoi dygarëshin në vendin e tetë. 

Rezultatin më të lartë nga kuqezinjtë e ka arritur Erkand Qerimaj duke u renditur i pesti në Europë në stilin e shkëputjes.

Ndërsa në stilin e shtytjes ai regjistroi 168 kg duke u renditur në vend të 11-të, ndërsa me 318 kg ai e mbylli dygarëshin në vend të 10-të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?