English

Zhupa akuza Margaritit: Hodges rrezikon historinë, thotë se Butrinti është grek

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Deputetja e PD-së Ina Zhupa akuzoi Ministren e Kulturës Elva Margariti se po rrezikon historinë e shqiptarëve duke vendosur Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintit.

- Advertisement -

Sipas Zhupës, Hodges ka bërë deklarata se Butrinti është tokë greke, e jo shqiptare.

“Për arkeologët tanë që do të marrin leje te ai për të gërmuar thotë se vinin në mëngjes, pinin raki, dhe ktheheshin për të parë se çfarë pune kishin bërë punëtorët. Anti-shkencorja i takon atij, por ne mund të gjykojmë që a duhet që një njeri me të tillë qasje kundrejt Shqipërisë të jetë në krye të menaxhimit të Butrintit, a rrezikojnë shqiptarët t’u rrezikohet interpretimi i gjetjeve të reja, a rrezikojmë ne që përkrah flamurit shqiptar të vihet ai grek? Ministrja e ka thënë me zë dhe figurë se e ka zgjedhur vetë ajo Richard Hodges-in,” – deklaroi Zhupa.

Deputetja e PD-së tregoi gjithashtu video ku kryetari i Bordit për Butrintin shprehet se shteti shqiptar është krijuar artificialisht, dhe historia e shqiptarëve është manipuluar dhe sajuar nga Enver Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×