Një apartament në katin e tetë të një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët të martën.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ku ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zjarr në hotelin Kartalkaya të Turqisë! 10 të vdekur, 32 të plagosur!
- Zjarr në një shtëpi të pleqve në Serbi, humbin jetën 8 persona