Një zjarr ka përfshirë pyllin e Sodës të premte. Forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në terren.
Zjarri për momentin mendohet se është vënë nën kontroll ndërsa disa automjete të shërbimit zjarrfikës, 10-15 efektivë si edhe mjaft punonjës të shërbimeve pranë Bashkisë Vlorë janë në terren.
Gjithashtu po përdoren fadroma dhe mjete të rënda. Mendohet se sipërfaqja e dëmtuar është rreth 5 ha me pisha te ish-stacioni i vjetër i mallrave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Identifikohen autorët e 3 zjarrvënieve në Fier
- Rëndohet situata në Alexandropoli, zjarrfikësit shqiptarë luftë me flakët