English

Australi, shtohen thirrjet për anulimin e shfaqjes së fishekzjarrëve të fundvitit në Sidnej

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fishekzjarrët e natës së Vitit të Ri në kryeqytetin e Australisë janë ndaluar. Ky vendim ka ardhur si pasojë e zjarreve që vazhdojnë të përkeqësohen nga i nxehti. Gjithashtu është lajmëruar se festimet e së hënës, të  njohura në mbarë botën, do të anulohen.

- Advertisement -

Temperaturat në kryeqytetin australian Kanberra arritën 38 gradë celsius këtë të martë, ndërsa në Sidnej temperatura arriti në 33 gradë celsius. Një re e dendur tymi pritet të mbulojë vendin.

“Nga qendra e Australisë vjen një ajër i nxehtë, është shumë thatë dhe fatkeqësisht kushtet pritet të përkeqësohen në Nju Sauth Uejls”, thotë Komisioneri i Shërbimeve të Zjarreve Shane Fitzsimmons.

Zjarret në Australi kanë vrarë nëntë persona dhe kanë shfarosur mbi 1000 shtëpi përgjatë muajve të fundit. Shteti më i populluar i Australisë, Nju Sauth Uejls është një nga shtetet me pasojat më të rënda, ku të hënën janë regjistruar 97 vatra zjarri në vend.

Këshilli i Qytetit të Sidnejt ka miratuar shfaqjen e fishekzjarrëve të së martës edhe pse autoritetet paralajmërojnë se shfaqja mund të anulohet në rast se zjarret do të përkeqësohen.

Festimet e famshme në vend pritet të tërheqin 1 milion shikues në bregun e Sidnej Harbor si dhe të gjenerojnë 91 milionë dollarë në ekonominë e Nju Sauth Uejls. Vitin e kaluar rreth 1 miliardë persona e kanë parë shfaqjen nëpërmjet televizorit.

Kryeministri australian Scott Morrison tha të dielën se fishekzjarrët nuk duhet pezullohen dhe Australia duhet t’i tregojë botës se është akoma e fortë edhe pse zjarret që kanë pushtuar vendin, por zv. Kryeministri i Nju Sauth Uejls John Barilaro tha se shfaqja duhet të ndalohet për këtë vit.

“Rreziku është shumë i lartë dhe ne duhet t’i respektojmë të gjithë vullnetarët që janë lodhur për shuarjen e këtyre zjarreve”, shkruante ai në rrjetet sociale.

Në shtetin e dytë më të famshëm të Australisë, Viktoria, temperaturat e larta dhe rreziqet që vinin nga zjarret detyruan më shumë së një mijë persona të evakuoheshin.

6 paralajmërime të emergjencës parashikojnë se zjarret mund të dalin jashtë kontrollit. Melburni, kryeqyteti i Viktorias mendohet se do të arrijë 43 gradë celsius të hënën.

Në Kranberra, fishekzjarrët janë anuluar për këtë vit dhe organizatorët e eventeve thonë se aktivitetet e tjera dhe performancat muzikore mund të anulohen gjithashtu.

“Është një vendim sensibilizues nga ne për të mos vazhduar me shfaqjen e fishekzjarrëve këtë vit”, tha Komisioneria e Agjencisë së Shërbimeve të Emergjencës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?