English

Zjarrfikësit në gatishmëri/ Masa në Elbasan për çdo rast të mundshëm për festat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Krahas policisë dhe urgjencës, në gatishmëri të përforcuar këto dite të fundit të vitit janë edhe ekipet zjarrfikëse, për te parandaluar çdo emergjence te mundshme.  Për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në rast nevoje sa me shpejt të jetë e mundur një mjet zjarrfikës së bashku me efektivet është stacionuar ne qytet.

- Advertisement -

Në këtë mënyrë zjarrfikëset mbërrijnë me shpejt pranë qytetarëve në kohën që qyteti është i rënduar nga trafiku.

“Si çdo fundvit për shkak të ngarkesa të ndryshme ne jemi në gatishmëri të shtuar, dhe mjetet dhe pajisjet janë në gatishmëri. Një nga mjetet  e zjarrfikëse kemi pozicionuar tek rrethrrotullimi i doganës, për të qenë sa më pranë qytetarëve, pjesës  qendrore dhe veriore të qytetit”-tha Emirjon Sota, drejtor i shërbimit zjarrfikës në Elbasan.

Një vit më parë problemet me te mëdha u shënuan nga pajisjet ngrohëse ne ambientet e shtëpive. Specialistet u kërkojnë qytetareve qe kryesisht  gjate natës te mbajnë nen kontroll oxhaqet, ngrohësit me gaz dhe pajisjet e tjera.

“Gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve gjithashtu dhe ti këshilloj të bëjnë kujdes me pajisjet e gatimit dhe pajisjet ngrohëse. Të mos përdorin fishekëzjarre dhe pajisje të tjera piroteknike të cilat janë rreptësisht të ndaluara, të mos përdorin bombulat e pakolauduara dhe përdorimi i bombulave 5 litroshe të mos behet ne banesa pasi janë tepër të rrezikshme”- shtoi ai.

Nga Janari deri në Dhjetor të këtij viti shërbimi i zjarrfikëses në Elbasan është përballur me rreth 300 situata zjarri, gatishmëria ka qenë e menjëhershme dhe raste të rënda nuk janë shënuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?