Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e zjarrit që ra në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” më 29 shkurt 2024.
Në bazë të hetimeve, janë ngritur akuza për “Shpërdorim detyre” ndaj shtetasve Enea Koka dhe Ejnar Shena, specialistë të Sektorit të Inxhinierisë Klinike në QSUNT, të cilët dyshohet se kanë neglizhuar përgjegjësitë e tyre, duke mos siguruar:
- Funksionimin e sigurt të pajisjeve mjekësore, përfshirë UPS-të dhe bateritë, pjesë e sistemit të energjisë emergjente.
- Mirëmbajtjen e rregullt të këtyre pajisjeve, sipas standardeve të prodhuesit.
- Projektin teknik për ventilimin dhe ajrimin e dhomës teknike, duke mos garantuar masat e mbrojtjes nga zjarri.
- Konsulencën teknike, megjithëse ishin në dijeni se UPS-të dhe bateritë ishin vendosur në katin e dytë, në kushte që nuk përmbushnin standardet e sigurisë.
- Ekspertiza teknike dhe shkaqet e zjarrit
Sipas një ekspertize teknike elektrike, shkaku kryesor i zjarrit ishte mungesa e një projekti të detajuar për instalimin e UPS-ve, si dhe mosrespektimi i standardeve teknike të sigurisë për instalimin dhe zhvendosjen e UPS-ve dhe raftit të baterive.
Sipas prokurorisë mungesa e masave mbrojtëse ndaj zjarrit, që çoi në përhapjen e flakëve dhe dëmtimin e godinës.
Tashmë, çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku dy të akuzuarit do të përballen me akuzën për “Shpërdorim detyre”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rihapet urgjenca e QSUT/ Në funksion të plote, 4 muaj pas zjarrit që e dëmtoi
- Spitali i ri ditor në QSUT, trajtim i specializuar dhe i shpejtë për pacientët