English

Zona më e populluar e Pekinit fillon testimin masiv për COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Chaoyang, rrethin më të populluar të kryeqytetit kinez Pekin, autoritetet shëndetësore kanë filluar testimin masiv të popullsisë për Covid-19.

- Advertisement -

Kjo për shkak se u raportuan dhjetëra raste të reja, teksa qytetarët nxitojnë të bëjnë blerjet e tyre pasi i frikësohen masave shtrënguese, shkruan Reuters.

Autoritetet në Chaoyang, ku banojnë 3.45 milion banorë, urdhëruan që të gjithë qytetarët të kryenin testimin këtë javë, pasi Pekini paralajmëroi se virusi ishte përhapur një javë më pare.

Që nga e premtja, Pekini ka raportuar 47 raste të transmetuara në nivel lokal, me Chaoyang që përbën më shumë se gjysmën e tyre.

Edhe pse ngarkesa e rasteve të kryeqytetit kinez është e vogël në krahasim me ato që raportohen në botë dhe qindra mijëra në Shangai, banorëve në Chaoyang u është bërë apel që të reduktojnë aktivitetet publike.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?