Jennifer Aniston ka luajtur në komedi për gati 30 vjet – që nga fillimi i serialit legjendar “Friends” në 1994 deri në filmin e saj të fundit në Netflix “Murder Mystery 2” – kështu që ajo ka përvojë se si shijet e audiencës kanë ndryshuar gjatë tre dekadave të fundit.
Aktorja thotë se “komedia ka evoluar” deri në atë masë sa që sot mund të jetë mjaft e vështirë të bësh njerëzit të qeshin.
“Tani është pak e sikletshme, sepse duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Kjo e bën gjithçka shumë të vështirë për humoristët, sepse bukuria e komedisë është se ne bëjmë shaka me veten, bëjmë shaka me jetën”, tha Aniston për AFP.
“Ti dikur ishe në gjendje të qeshje në mënyrë histerike me marrëzinë, sepse ideja ishte të edukosh të tjerët se sa të çmendur mund të jenë njerëzit. Tani ne nuk na lejohet ta bëjmë këtë. Ka një brez të tërë njerëzish dhe fëmijë që tani kthehen në episodet e ‘Friends’ dhe e shohin si serial ofendues”, shtoi ajo.
Vitet e fundit “Friends” është kritikuar për shkak se të gjithë protagonistët në serial janë të bardhë.
Të gjashtë personazhet kryesore në “Friends” ishin të bardhë dhe aktorët episodikë me një ngjyrë tjetër lëkure nuk qëndruan gjatë.