English

Zoran Milanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Kroaci

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zoran Milanoviç, kandidati i partisë opozitare të social demokratëve do të jetë presidenti i ri i Kroacisë.  Ish-kryeministri mposht në raundin e dytë të zgjedhjeve presidencale presidenten aktuale Kolinda Grabar Kitaroviç.

- Advertisement -

Pas votimeve të së dielës Milanoviç arriti të siguronte 52.7% të votave kundrejt 47.3% të fituara nga 51-vjecarja .

Në deklaratën e parë Milanoviç u shpreh se kjo fitore sjell shpresë.

“Nëse kjo fitore e ngushtë, por e drejtë dhe e pastër sjell shpresë dhe besim tek njerëzit tanë atëherë jam një njeri i lumtur,” tha ai.

53-vjeçari i cili ka shërbyer si kryeministër nga viti 2011 – 2015 gjatë fushatës presidenciale premtoi se do të luftonte korrupsionin dhe do të përpiqej të forconte një shoqëri sa më të barabartë.

Presidentja në largim Kitaroviç pas rezultatit uroi rivalin për një mandat të suksesshëm 5-vjeçar, detyrë të cilën e nis në muajin shkurt.

“I uroj sukses Zoran Milanoviç sepse është në interes të fëmijëve të vendit tonë dhe sepse është në interesin e republikës kroate dhe zhvillimit tonë”, u shpreh znj. Kitaroviç.

Posti i presidentit në Kroaci është një post kryesisht ceremonial në krahasim me kryeministrin, i cili ka më shumë fuqi, megjithatë kreu i shtetit komandon ushtrinë dhe ka rol të fuqishëm në politikën e jashtme të vendit.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Kroacinë, e cila vetëm pak ditë më parë mori presidencën e Bashkimit Europian. Kjo do të thotë se fituesi do të jetë një figurë kryesore në skenën evropiane teksa blloku europian është duke u përballur me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut dhe largimin e Britanisë nga unioni.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?