English

Çmimet e fruta-perimeve, Braçe: Bosët e tregut të shumicës blejnë me 50 lekë kg dhe shesin me 155 lekë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zv. Kryeministri, Erion Braçe ka denoncuar abuzimin që po ndodh me çmimet e fruta-perimeve. Z. Braçe thotë se e ka ndjekur nga afër zinxhirin për të kuptuar se në cilën hallkë ndodh rabuzimi.

- Advertisement -

Zv. Kryeministri akuzon se, janë tregtarët e shumicës në Tiranë që rrisin çmimin pasi frutat dhe perimet, i blejnë në serat e vendit me një çmim më të lirë se 10 ditë më parë. Madje, z. Braçe shprehet se, këta tregtarë shumice, përveç këtij abuzimi, nuk deklarojnë çmimin real në momentin që ua shesin produktet tregtarëve të pakicës.

“Nuk është e vërtetë që coronavirusi ka rritur çmimet e fruta-perimeve. Bujqit po i shesin me çmime më të ulta se 10 ditë më parë”, shprehet zv. kryeministri duke shtuar se “tregtarët e shumicës kanë rritur çmimet”.

Z,. Braçe thotë se çmimi për kastravecin në Divjakë dhe Lushnjë është 35-50 lekë kg, ndërsa çmimi në tregun e shumicës në Tiranë është 135-155 lekë kg.

“E shisnin kastravecin për tregtarët e lagjeve me 155 lekë, por në faturë e kupon e shkruanin 70 lekë për kg. Natyrisht, po mos ta ndjekësh produktin nga sera në tregun monopol të Tiranës, as që e kupton çfarë ndodh”, shkruan më tej zv. kryeministri.

Ai akuzon se qytetarët dhe bujqit vidhen nga një gusht njerëzish që drejtojnë tregun e shumicës dhe kërkon që FISKU të dërgojë inspektorë për kontroll. Z. Braçe thotë më tej se Autoriteti Konkurrencës gjatë hetimeve për këtë treg zbuloi shkelje të rënda të ligjit dhe abuzime nga çmimet e produkteve deri tek qiraja, uji dhe dritat. Pavarësisht se është gjobitur dhe gjoba ka hyrë në fuqi “bosët e tregut nuk e paguajnë”.

“Por ajo që është sfiduese ka të bëjë me faktin që kompania e tregut EKMA, nga ai hetim ka rritur edhe çmimin e qirasë, dritave dhe ujit. Fitimi para tatimit për vitin 2018 arriti 72.6%. Ndaj çmimet rriten! Jo nga virusi”, përfundon z. Braçe.
 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

NUK ESHTE E VERTETE QE KORONAVIRUSI KA RRITUR CMIMET E FRUTA PERIMEVE! NUK ESHTE FARE E VERTETE QE BUJQIT KANE RRITUR CMIMET E FRUTA PERIMEVE, PRODUKTET NGA TA PO DALIN ME CMIME ME TE ULETA SE 10 DITE ME PARE! ESHTE E VERTETE QE TREGTARET E SHUMICES KANE RRITUR CMIMET! ESHTE FARE E VERTETE QE TREGU MONOPOL I TIRANES KA RRITUR TARIFAT, PER PASOJE EDHE SHPENZIMET PER TREGETARET E SHUMICES! PRA, MBI SHPENZIMET E RRITURA TE TREGUT, TREGTARET E SHUMICES PO BARTIN NE CMIMET E RRITURA ABUZIMIN E TYRE! Gjithe sa me siper, po ua thote nje njeri qe pardje e sot, i pa vete cmimet nga serat e bujqve ne Lushnje deri ne tregun e Tiranes; 10 dite me pare, #cmimet ne serat e bujqve ne Divjake e Lushnje, per #Kastravecin ishin: 80-100 LEKE PER KILOGRAME! Pardje dhe Sot, #cmimet ne serat e bujqve ne Divjake e Lushnje, per #kastravecin ishin: 35-50 LEKE PER KILOGRAME! Pardje dhe Sot, #cmimet ne tregun monopol te Tiranes kane njohur rritjen me te madhe: 135-155 LEKE PER KILOGRAME! A e kuptoni cpo bejne ne ate treg? Si si, nuk i kapni dot? Po ua them une qe e pashe cfare benin: E shisnin kastravecin per tregetaret e lagjeve me 155 leke, por ne fature e kupon e shkruanin 70 leke per kilograme! Natyrisht, po mos ta ndjekesh produktin nga sera ne tregun monopol te Tiranes, as qe e kupton cfare ndodh! PRES NGA INSPEKTORET E FISKUT QE TA BEJNE KETE SA ME PARE! Te shkosh tek tregu i perimeve ne lagje eshte kollaj, madje te gjobisesh atje eshte edhe me e lehte, por nuk ke bere gje! BUJQIT VIDHEN E NJEREZIT VIDHEN NGA NJE TREG E NJE GRUSHT NJEREZISH NE TE! Tani edhe dy fjale per tregun monopol te Tiranes; Muaj me pare, Autoriteti i Konkurences e hetoi deri ne fund kete ndermarrje. E GJETI NE SHKELJE TE RENDA TE LIGJIT, NGA ABUZIMI ME POZITEN DERI TEK CMIMET MARAMENDESE E TE PALIGJSHME PER QIRANE, DRITAT E UJIN QE I RISHISTE! E gjobiti rende! AK pati fat me gjykatesit dhe gjoba ka marre fuqi! Boset e tregut nuk e paguajne! Por ajo qe eshte sfiduese, ka te bej me faktin qe, kompania e tregut EKMA, nga ai hetim, ka rritur edhe me cmimet e qirase, dritave e ujit. Fitimi para tatimit per vitin 2018 arriti ne 72.6%! PO PO, 72.6%! Ndaj cmimet rriten! Jo nga #virusi!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?