English

Zv. presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve, Dervishi: Në Tiranë, godinat duhen projektuar për tërmet 8 ballë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zv.presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishi duke folur në studion e Euronews Albania tha se tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar kryesisht pallatet e ndërtuara në vitet 2000-2010. Kjo situatë sipas tij ka ardhur për shkak të abuzimeve nga ana e ndërtuesve dhe nga mungesa e kontrollit nga strukturat shtetërore.

- Advertisement -

“Ndërtuesit, që nuk dua t’i mbroj, një pjesë të pandërgjegjshëm kujtuan se mund të bënin çdolloj gjëje me territorin pasi merrnin një leje, bënin shtesa, etj. Ka pasur një çorganizim dhe shteti nga ana tjetër nuk i ka paraprirë kësaj katastrofe. Ne jemi vend sizmik, dhe duhet të jemi të përgatitur që kur të bjeri tërmeti të kemi dëme minimale. Që në 2003 kemi kërkuar adaptimin e eurokodeve, por shteti gjithnjë e ka parë si çështje dytësore. Ne jemi nga ato shtete që jemi gati të paguajmë shumë për riparim dhe nuk paguajmë pak për të parandaluar’, u shpreh z. Dervishi.

Duke e cilësua si nevojë emergjente adaptimin e standardeve të Bashkimit Evropian për projektimin e ndërtesave, z. Dervishi u shpreh se, në kryeqytet ndërtuesit duhet të projektojnë godina që t’u qëndrojnë tërmeteve deri në 8 ballë.

“Akoma nuk po shohim nga qeveria se çfarë do të bëhet me eurokodet. Projektuesit seriozë nuk projektojnë me legjislacionin shqiptar, por atë të huaj. Deri më sot, të gjithë qeveritë e kanë nisur me punë tenderash, kushtet e projektimit nuk bëhen me punë tenderash. Në Tiranë ndërtimet e reja, me sa kam folur me sizmologë, duhen të llogaritet me intensitet 8 ballë”, deklaroi z. Dervishi

Zv.presidenti i Shoqatës së Ndërtuesve shtoi më tej se, jo të gjithë kanë qenë ndërtues të papërgjegjshëm, pasi në objektet e firmave serioze, dëmtimet janë minimale. “Në rastet kur firmat krijoheshin për të ndërtuar një pallat dhe mbylleshin, në mungesë të kontrollit nga shtetit u përpoqën të fitojnë sa më shumë. Ndërtesat nga 2000 deri në 2010 janë dëmtuar shumë”, shtoi ai më tej.

Sa i takon zgjidhjes së strehimit për banorët që humbën banesat, Dervishi tha se, qeveria ka propozuar ndërtimin e godinave të reja dhe jo blerjen e apartamenteve stok. “Nga sa jemi informuar qeveria po tenton që një pjesë të tyre, sidomos në zonat e dëmtuara të ndërtojë lagje me ndërtime të ulta, pra në zonën e Thumanës kurse në pjesën tjetër s’është vendosur”, u shpreh ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?