Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit.
Prezantimi i teknikut të ri të demave bëhet nesër në orën 11:00 në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.
Shehi është ish-trajneri i Tiranës, me të cilin fitoi titullin kampion, madje duke u cilësuar si trajneri më jetëgjatë në klubin bardheblu.
Trajneri durrsak i bardhebluve u shkarkua dy mua më parë pas më shumë se 3 vitesh në stolin bardheblu. Kjo pasi dy humbjet radhazi të skuadrës nuk u toleruan nga presidenti Halili.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndeshja e prapambetur në Superligë, Partizani ndalet nga Teuta në “Niko Dovana”
- Dhuna në derbin Tirana-Partizani, arrestohen 4 tifozë, 2 në kërkim