English

Zyrtari i OBSH-së paralajmëron: Virusi nuk do të zhduket së shpejti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi të martën se kurba rënëse e koronavirusit në botë nuk ka gjasa të shkojë drejt fundit tani shpejt dhe se vendet duhet të fokusohen në ngadalësimin e transmetimit të virusit.

- Advertisement -

“Ne ende nuk dimë se sa do të vazhdojë lufta me COVID-19. Njerëz në të gjithë botën po luftojnë me të 24 orë në 24 dhe po japin maksimumin e tyre, por nuk ka të ngjarë që ai të zhduket në javët apo edhe muajt e ardhshëm”,  nënvizoi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së

Ai shtoi gjithashtu në një konferencë për shtyp të zhvilluar online se ende nuk ka një mjekim të caktuar apo vaksinë kundër COVID-19.

Ndërsa kompani të ndryshme kanë nisur procesin e testimit të vaksinave, asnjë prej tyre nuk është gati për t’u përdorur nga qytetarët.

Virusi ka infektuar mbi 770 mijë persona në mbarë botën dhe prej tij kanë humbur jetë 37 mijë të tjerë. Pasojat më të mëdha i kanë patur Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja, duke ia Kinës me numrin e rasteve të konfirmuara, vend ku lindi virusi në fund të vitit 2019.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?