Floida Kërpaçi, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë e Lirisë është takuar në Kongresin Amerikan me kongresmenin e njohur Joe Wilson.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Kërpaçi shprehet se standardi i Kongresit të SHBA për kontrollin ndaj qeverisjes është modeli i duhur për t’u zbatuar në Shqipëri.
“Në Kongresin Amerikan me kongresmenin e mirënjohur Joe Wilson, njohës shumë i mirë i Shqipërisë që ndjek me interes zhvillimet në rajonin tonë. Standardi i Kongresit të SHBA për kontrollin ndaj qeverisjes do të ishte modeli i duhur për tu zbatuar në Shqipëri, në një kohë kur Parlamenti jonë vepron vetëm në shërbim të interesave të qeverisë, duke e lënë qytetarin të pa mbrojtur.
Për Partinë e Lirisë raporti me SHBA prioritet madhor për demokracinë dhe pluralizmin”, shkruan Kërpaçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- A e ka takuar ish-zyrtarin e FBI? Përgjigjet Ilir Meta
- Meta fton shqiptarët në protestën e 11 shkurtit: Të largojmë regjimin mafioz