Zbulohet shtëpi bari në Peqin, ambienti në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Një shtëpi bari është zbuluar në Peqin pas një operacioni të policisë së Elbasanit. Burime bëjnë me dije se ambienti është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa i cili është shpallur në kërkim. Mbi 3000 rrënjë kanabis janë sekuestruar në ambientin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.