Kazakistani, referendum për ndryshime të mëdha në Kushtetutë
Qytetarët e Kazakistanit po votojnë në një referendum kushtetues për të cilin presidenti Qasym-Zhomart Toqaev ka thënë se do ta zhvendosë vendin nga një “formë superpresidenciale e qeverisjes në një republikë presidenciale me një parlament të fortë”.
Referendumi i 5 qershorit për rreth 56 ndryshimet e propozuara në Kushtetutë vjen pasi vendi u trondit nga trazirat vdekjeprurëse në janar, që i dhanë fund kontrollit të gjatë në pushtet të presidentit të parë të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.
Kundërshtarët e qeverisë i kishin bërë thirrje Toqaevit të shtynte referendumin, duke thënë se njerëzve nuk u ishte dhënë kohë e mjaftueshme për të studiuar propozimet.
Për t’u miratuar referendumi, më shumë se 50 përqind e votuesve në të paktën 12 nga 17 rajonet e vendit duhet të votojnë në favor të amendamenteve.
Ndryshimet do ta ndalojnë presidentin e vendit të jetë anëtar i një partie politike gjatë kohës që mban postin. Të afërmit e presidentit nuk do të lejohen të mbajnë asnjë post kyç në sektorin publik.
Kjo masë shihet si një përpjekje për të parandaluar thellësinë e pabesueshme të nepotizmit që ndodhi nën udhëheqjen e Nazarbaevit.
Nazarbaev, 81 vjeç, dhe të afërmit e tij të ngushtë do të humbnin gjithashtu imunitetin e tyre të përjetshëm nga ndjekja penale nëse referendumi miratohet.
LEXONI GJITHASHTU:
- 225 të vdekur nga protestat në Kazakistan
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran