29 miliardë dollarë kostoja e luftës me Iranin, në SHBA rritet edhe inflacioni
Lufta ndaj Iranit u ka kushtuar deri më tani Shteteve të Bashkuara plot 29 miliardë dollarë.
Shifra është dhënë nga Jules Hurst, që mbulon funksionin e kontrollorit në Pentagon, gjatë një seance raportimi në Kongresin amerikan.
Sipas tij, shifra përfshin kostot e përditësuara për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve, si dhe shpenzimet operative.
Gjithashtu, ajo sinjalizon një rritje prej 4 miliardë dollarësh krahasuar me kuotën e bërë publike nga Departamenti i Luftës në fund të muajit të kaluar.
Por konflikti, që ka hyrë në javën e dhjetë ka bërë që në Shtetet e Bashkuara të rritet me hapa të shpejtë edhe inflacioni.
Kështu, çmimet në muajin prill u rritën më kuotën më të lartë që prej majit të vitit 2023, për shkak se lufta është ndjerë tej mase nga konsumatorët.
Konkretisht, rritja e çmimit të benzinës dhe ushqimeve nxiti indeksin e çmimeve të konsumit, duke e nxjerrë shkallën e rritjes së çmimeve në 12 muajt e fundit në 3.8%. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që kur inflacioni arriti kuotën 4 për qind tre vjet më parë.
Byroja e Punës dhe Statistikave deklaroi se thuajse gjysma e rritjes u nxit nga rritja e kostove të energjisë, ndërsa kontributi i kostos së strehimit dhe ushqimeve vjen më pas.
Kështu, çmimi mesatar kombëtar për një galon benzinë pa plumb është në nivelin e tij më të lartë që nga korriku i vitit 2022, në 4.50 dollarë.
Ndërsa rritja e shifrës së inflacionit në prill, nga 3.3% që ishte në mars, e bën gjithnjë e më të pamundur që Rezerva Federale të ulë normat e interesit këtë vit.
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë