Shifra pozitive në Spanjë e Itali, ndërkohë që Franca sheh 1400 të vdekur për 24 orë

8 Prill 2020 | 08:03

Ulet numri i të infektuarve nga coronavirusi në Itali, teksa ditën e martë u regjistruan 3.039 raste të reja,  590 me pak se dita e hënë.

Autoritet e emergjencës Italiane bënë të ditur se është ulur edhe numri i viktimave dhe personave në terapi intensive, teksa ditën e martë u regjistruan 604 persona që humbën jetën.

Aktualisht, numri i pacientëve të shtruar në Itali arrin kuotën e 28.718 personave.

Ndërkohë rendohet bilanci i vikimave në Francë, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 1400 viktima, duke e cuar numrin total të të vdekurve në 10.328.

Francë janë 30 mijë pacientë të shtruar në spitale, 7 mijë nën terapi intensive.

Lajm pozitiv, sipas autoriteteve franceze, është ulja ditë pas dite e numrit të pacientëve që kanë patur nevojë për respiratorë.

Edhe Suedia ka regjistruar ditën e djeshme 100 viktima, teksa kryeministri i vendit, Stefan Loven, paralajmeroi se vendi i tij mund të përballet “me mijëra viktima.

Ndërkohë, ai vazhdon të aplikojë përpjekje minimale të kufizimit, duke mbajtur hapur shkollat, baret dhe restorantet, pavarësisht pandemisë.

Më e rëndë është situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numri i rasteve të infektuara ka shkuar në 400 mijë, me 12.370 viktima.

Dita e hënë ka shënuar dhe numrin më të madh të viktimave të regjistruar në shtetin e Nju Jorkut,   731 të vdekur.

Bilanci i jetëve të humbura vetëm në këtë shtet ka shkuar në 5500, me 138 mijë të infektuar.

Ndërkohë sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë mbi 4 miliardë persona që janë izoluar në mbarë globin, më shumë se gjysma e popullsisë botërore e cila vlerësohet në 7.8 miliardë banorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026