Bllokohen evakuimet në Mariupol, ukrainasit të gatshëm të bisedojnë me Rusinë
Civilët nuk po munden të evakuohen nga Mariupol. Luftimet mes ushtrisë ruse e ukrainase po intensifikohen në lindje dhe jug të vendit.
Guvernatori i Donetsk shprehet se numri i të evokuarave është shumë më i ulët nga sa pritej.
Qyteti port i Mariupol është afër rënies, por mbrojtësit ukrainas refuzojnë të dorëzohen. Deri tani askush nuk e ka pranuar ultimatumin e forcave ruse, të cilat vendosën flamuj të kuq përgjatë një korridori humanitar.
Ukraina është e gatshme të zgjidhë çështjet rreth Mariupolit, të ndihmojë në evakuimin e civilëve përmes diplomacisë dhe ka propozuar një “raund të veçantë” negociatash me Rusinë në qytetin e rrethuar.
Pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Zelenski tha se Ukraina mund të ecë me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE dhe shtoi se partnerët e Ukrainës i kuptojnë më mirë nevojat e vendit të tij.
“Jam shumë i kënaqur të them, me optimizëm të kujdesshëm, se partnerët tanë filluan të kuptojnë më mirë nevojat tona. Të kuptojnë se çfarë na nevojitet, jo në javë, jo në një muaj, por menjëherë. Tani për tani, ndërsa Rusia po përpiqet të intensifikojë sulmet e saj”, u shpreh Zelenski.
Ministrat e Financave nga Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja dhe Franca u larguan nga salla ndërsa delegatët rusë në takimin e G20 në Uashington morën fjalën.
“Demokracitë e botës nuk do të qëndrojnë indiferente ndaj agresionit të vazhdueshëm të Rusisë dhe krimeve të luftës”, tha zëvendëskryeministrja kanadeze dhe ministrja e financave Chrystia Freeland në llogarinë e saj në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA kanë vendosur më shumë se 900 ushtarë në Venezuelë: Do të largohemi kur të përfundojmë punën
Mandati i Macron drejt fundit, Franca cakton datat e zgjedhjeve presidenciale
Netanyahu sfidon marrëveshjen SHBA-Iran: Izraeli do ta sulmojë sërish Teheranin nëse është e nevojshme
- 09:11 Alarm në Greqi, dy të vdekur nga zjarri që përfshiu një banesë! Shpëtohet një grua
- 09:04 SHBA kanë vendosur më shumë se 900 ushtarë në Venezuelë: Do të largohemi kur të përfundojmë punën
- 08:58 Mandati i Macron drejt fundit, Franca cakton datat e zgjedhjeve presidenciale
- 08:48 Netanyahu sfidon marrëveshjen SHBA-Iran: Izraeli do ta sulmojë sërish Teheranin nëse është e nevojshme
- 08:38 Ish-kryeministri izraelit kritikon ashpër Netanyahun: Është i paaftë për të qeverisur
- 08:21 Protesta qytetare dhe fëmijët që luajnë, Rama ndan videon: Tirana e lirive të barabarta