Dita e fundit e fushatës, deklaratat e Le Pen dhe Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në ditën e fundit të fushatës presidenciale u përpoqën të vendosin pikat mbi i, në ditën e fundit të fushatës.
Gjatë një interviste për radion franceze, Macron pranoi dështimin për të shuar një pjesë të zemërimit qytetarëve dhe që sipas tij Le Pen e përdori në fushatë.
“Ajo arriti të ecë përpara duke u fshehur, duke theksuar probleme të tjera dhe ushqehet me gjërat që ne nuk kemi arritur t’i bëjmë. Miliona bashkëqytetarë tanë iu drejtuan partisë dhe projektit të saj, pse? Sepse ajo jepte ndjenjën se kishte zgjidhje për kostot e jetesës, por kam treguar se zgjidhjet e saj nuk janë të zbatueshme dhe ka krijuar një paqartësi, por mendoj se bazat e së djathtës ekstreme janë pjesë e Le Pen”, u shpreh Macron.
Në ditën e fundit të fushatës dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, nuk e ndali sulmin ndaj rivalit të saj.
“Ai nuk i pëlqen francezët, i ka keqtrajtuar gjatë 5 viteve. Është dita e fundit e fushatës , besoj se është e rëndësishme që francezët të kuptojnë se kanë dy mundësi. Unë kam një projekt, është transparent, jam konsultuar me francezët .Por ajo që kam dëgjuar në 10 ditët e fundit nuk ka lidhje me projektin tim. Kështu që unë u bëj thirrje francezëve të shkojnë dhe të kontrollojnë vetë, të lexojnë atë që unë propozoj të bëjë, për t’iu përgjigjur shkatërrimit që Emmanuel Macron ka bërë për pesë vjet”, tha Le Pen.
Por, cilat janë pritshmëritë e qytetarëve francezë?
“Unë me të vërtetë nuk dua që Marine Le Pen të jetë në pushtet. Unë mendoj se ajo është plotësisht pro-Putin dhe e kundërshtoj plotësisht politikën e saj të jashtme. Plani i saj për t’u tërhequr nga NATO është i papranueshëm. Unë kundërshtoj atmosferën e luftës civile që ajo rrezikon të vendosë”, u shpreh një qytetare.
“Zgjedhja ime do të jetë Macron, i cili ishte më mirë gjatë debatit . Ai vërtet tregoi se programi i tij ishte më solid, ka më shumë karizëm, është më i qëndrueshëm ekonomikisht”, tha një tjetër.
Dy ditë përpara votimit, sondazhet tregojnë se presidenti aktual i qendrës, pro-evropian kryeson me rreth 10 pikë %.
Por një nivel i lartë abstenimi dhe zemërimi me disa nga politikat e Macron – do të thotë se rizgjedhja e tij nuk është diçka e sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 8 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës