SHBA miraton fondin 2.7 mld dollarë ndihmë për Ukrainën

8 Shtator 2022 | 16:04

SHBA ka miratuar fondin prej 2.7 miliardë dollarë ndihmë të re për Ukrainën, duke përfshirë 675 milionë dollarë vetëm për armë.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi paketën e armëve në një takim me dhjetëra kolegë ministra në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani.

Ndihma përfshin obus, municione, automjete Humvee, autoambulanca të blinduara dhe sisteme antitank.

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar tashmë të paktën 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria e vendit të tij kishte kryer së fundmi sulme të suksesshme kundër forcave ruse që kontrollojnë zona të mëdha të Ukrainës në jug dhe në lindje  dhe rimorën vendbanimet pranë qytetit verilindor të Kharkiv.

Ai nuk dha detaje, por zyrtarët ukrainas dhe pro-rusë raportojnë për luftime rreth Balakleya.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026