Kush janë shqiptarët që ekzekutuan romin e plagosën bashkatdhetarin
Viktor Gala 37vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç, janë dy shqiptarët e arrestuar pasi akuzohen për vrasjen e një të riu rom në Greqi.
Mediat greke, bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli rutinë, ndërsa në bagazhin e makinës me të cilën po udhëtonin u gjetën dy kallashnikovë dhe një thikë ushtarake.
Shqiptarët e arrestuar nuk ishin emra të panjohur për policinë pasi më parë janë akuzuar për vjedhje dhe trafik droge.
Para autoriteteve kanë pranuar se kishin marrë pjesë në një ekzekutim dhe një plagosje.
Autor i ekzekutimit të 30-vjeçarit rom si edhe i plagosjes së shtetasit shqiptar, ka qenë Viktor Gala 37 vjeç, ndërsa i arrestuari tjetër Andi Beqiri 23 vjeç, është bashkëpunëtor i autorit në disa grabitje të armatosura, raportojnë mediat greke.
Ekzekutimi i 30 vjeçarit rom ndodhi në 31 korrik ndërsa plagosja e shqiptarit 37 vjeç në 15 qershor.
Mësohet se shkaku i krimeve ka qenë prishja e pazareve të drogës. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatë dhe gjatë orëve në vazhdim pritet masa e sigurisë për ta.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut