Tmerri përmes pikturave, kriza e urisë nga epoka sovjetike deri më sot

11 Dhjetor 2022 | 14:15

I ashtuquajturi plan ekonomik dhe 5-vjeçar u prezantua për herë të parë në Ukrainë në vitin 1932 me urdhër të Stalinit.

Për shkak të konfiskimit të grurit, zona të gjera të Ukrainës hynë në krizë dhe uria përfshiu miliona njerëz.

90 vjet më vonë, lufta në Ukrainë e ka futur vendin në një krizë të re. Bundestagu gjerman e shpalli Holodomorin një gjenocid ndaj kombit ukrainas.

Këtu jemi në studion e Yona Tukuser, në Sofie, ku mund të përjetohet një lloj rrugëtimi në kohë përmes disa pikturave.

“Kam eksploruar Holodomorin, si në Ukrainë dhe Bashkimi Sovjetik, prej 13 vjetësh. Frymëzimi im vjen nga tmerri i përjetuar si fëmijë”, tha Yona Tukuser, piktore.

Yona është bullgare nga rajoni Besarabia, sot pjesë e Ukrainës, që rikrijon tmerrin përmes pikturave. Kontakti i parë mes saj dhe Holodomorit ndodhi gjatë viteve të shkollës. Një mësues historie u tregoi nxënësve një seri fotosh me kanibalë të arrestuar nga policia për shitje të mishit të njeriut.

“Isha shumë e tmerruar, vetë fotoja ishte shumë e frikshme. Edhe pse në një moshë kaq të re ju mund të nisni të mendoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit”, u shpreh ajo.

Dy ditë para hapjes së ekspozitës për Urinë, Yona përfundoi pikturën e fundit. Ajo tregon luftën aktuale në Ukrainë; tregon një djalë aq të uritur sa ha lodrat e shokut të tij.

“Qyteti i Mariupolit ndodhet nën bllokadë. Një djalë 6-vjeçar, Elijah, mbetet jetim. E ëma dhe i ati vriten si pasojë e luftës aktuale. Djali kalon tre javë në një strehë për bombat dhe kur ushqimi mbaron, për shkak të urisë, nis të hajë lodrat”, theksoi Tukuser.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026