Sa bëjnë 550 ÷ 2? Ushtrimi në dukje i thjeshtë po ‘çmend’ rrjetin
Ky ushtrim kaq i thjesht matematikor është bërë viral duke lënë qindra mijëra përdorues në rrjete sociale tërësisht të hutuar.
Nëse edhe ju si ata mendoni se përgjigja e saktë është 225 – jeni gabim!
Po, po. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur të shtangur pasi zbuluan se 550 pjesëtim për 2 bëjnë 275, jo 225.
Nëse shumëzoni 225 me dy, është e barabartë me 450, por për disa arsye, njerëzit duket se e kanë të ngulur në mendjet e tyre se rezultati 225 x 2 është 550.
Tweet-et, memet dhe temat e Reddit në mbarë botën po ndajnë ‘lajmin e keq’.
Një llogari në Twitter @HappenedtoHim postoi një foto meme që tregon dy figura duke marrë një të tretë me barelë, teksa njëra pyet: ‘Çfarë i ndodhi atij?’
Dhe tjetri përgjigjet: ‘Ai zbuloi se 550/2 nuk bëjnë 225’.
Imazhi u bë shpejt viral, me 105,000 njerëz që e pëlqyen postimin në Twitter brenda pak orësh dhe shumë prej tyre kanë nisur të ndajnë konfuzionin e përbashkët në komente.
Një person tjetër në rrjet pyeti: ‘Sa vjeç ishit kur zbuluat për herë të parë se 550 pjesëtuar me 2 nuk është 225?’
Një adhurues tjetër i matematikës nga Pakistani gjithashtu ndau zbulimin, duke e quajtur atë një “kthim me këmbë në tokë për njerëzimin”.
Ky “kaos numerik” po bëhet viral në një moment mjaft ironik pasi ai vjen pikërisht pas lajmit se kryeministri britanik Rishi Sunak do të bëjë matematikën të detyrueshme për britanikët e rinj deri në moshën 18-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut