Mbrojti procesin zgjedhor, Trump shkarkon shefin e sigurisë kibernetike

18 Nëntor 2020 | 20:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shkarkoi nga detyra zyrtarin e lartë për sigurinë kibernetike, Chris Krebs, duke e akuzuar atë se kishte bërë deklarata të pasakta kur kishte konfirmuar sigurinë e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump ka bërë një seri deklaratash të paprovuara për shkelje gjatë procesit zgjedhor dhe ka refuzuar të pranojë humbjen ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden. Stafi i tij elektoral ka dorëzuar një seri padish për menaxhimin e procesit në shtetet kryesore, edhe pse zyrtarët elektoralë nga të dyja palët kanë deklaruar se nuk ka prova për parregullsi serioze.

Chris Krebs, i cili punoi për mbrojtjen e zgjedhjeve nga hakerat, shkaktoi zemërim në Shtëpinë e Bardhë me deklaratën se procesi kishte qenë i sigurt dhe pas saj u kishte thënë kolegëve të tij se kishte frikë se do të shkarkohej.

Nga ana e tij Trump tha në Twitter se, Krebs kishte garantuar publikun se zgjedhjet kishin qenë të sigurta, në një kohë kur sipas tij kishte pasur incidente masive, shkelje, votime nga njerëz të vdekur, gabime nga makineritë e votave që i kalonin ato në favor të Biden, si dhe pengim të vëzhguesve në qendrat e votimit.

Krebs drejtoi agjencinë për sigurinë kibernetike pranë Departamentit të Sigurisë së Brendshme që nga krijimi i saj dy vjet më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026