“Përgjigje asimetrike Perëndimit”- Kërcënon Putin: Do armatosim rivalët e NATO-s

6 Qershor 2024 | 14:26

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se Moska mund të armatosë vendet me synimin për të sulmuar objektivat perëndimore.

Putin e bëri një deklaratë të tillë duke kritikuar dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Perëndimi në Ukrainë.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, i kanë dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Një veprim i tillë mund të çojë në “probleme shumë serioze”, u tha Putin gazetarëve të huaj.

“Nëse dikush mendon se është e mundur furnizimi me armë të tilla në një zonë lufte për të sulmuar territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse  ne nuk kemi të drejtën të furnizojmë armë të së njëjtës klasë në rajonet e botës ku do të ketë goditje? Do të thotë, përgjigja mund të jetë asimetrike. Ne do të mendojmë për këtë ” deklaroi presidenti rus.

Ai nuk specifikoi se cilat vende mund të furnizojë Moska me armë. Putin veçoi Gjermaninë, e cila kohët e fundit i tha Ukrainës se ishte e lirë të godiste objektivat brenda Rusisë me armë me rreze të gjatë të prodhimit gjerman. Presidenti i SHBA Joe Biden i ka dhënë Ukrainës lejen për të përdorur armë të furnizuara nga Amerika për të goditur objektivat në Rusi, por vetëm pranë rajonit të Kharkiv. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron ka thënë se i takon Ukrainës të vendosë se si të përdorë armët britanike dhe këmbënguli se ajo ka të drejtë të godasë objektivat në territorin rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026