EKSKLUZIVE| Deputetja ukrainase: Trupat evropiane s’do të luftojnë në terren, por…

6 Shtator 2025 | 12:30

Deputetja e opozitës ukrainase, Yulia Sirko, ka folur ekskluzivisht për Euronews Albania lidhur me situatën në Ukrainë, marrëdhëniet e presidentit Volodymyr Zelensky me opozitën dhe rolin e vendeve të NATO-s në mbështetje të vendit të saj.

Nga Kievi, Sirko komentoi idenë e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë, duke theksuar se ky nuk do të jetë një vendim i marrë në mënyrë unanime nga NATO, por individualisht nga secili vend evropian.

“Nëse këto trupa vendosen në Ukrainë, do t’i shërbejnë jo vetëm ushtrisë sonë, por edhe vetë ushtrive evropiane në aspektin e shkëmbimit të eksperiencave,” u shpreh ajo.

Sipas Sirko-s, trupat e huaja nuk do të vendosen në vijën e frontit, por mund të ndihmojnë në stërvitjen, logjistikën dhe përdorimin e armëve moderne nga ushtria ukrainase.

“Nuk besoj se ato mund t’i bëjnë ballë drejtpërdrejt trupave ruse, por do të ndihmojnë me stërvitjen dhe aspektin logjistik. Më shumë ka të bëjë me shkëmbimin e eksperiencave sesa me luftimin direkt,” shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se Europa po kupton nevojën për të ngritur një sistem sigurie dhe mbrojtjeje të pavarur nga SHBA-të.

Lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit Zelensky dhe Vladimir Putin, deputetja tha se është e pamundur që ai të ndodhë në Rusi ose Ukrainë.

“Zelensky nuk do të shkojë në Moskë dhe, edhe nëse do të dëshironte, nuk do ta bënte këtë. Ukrainasit janë kundër këtij opsioni. Putin nuk kërkon paqe. Një takim i mundshëm do të duhet të mbahet në një vend të tretë,” tha Sirko.

Sipas saj, ushtria ukrainase po i përgjigjet me sukses agresionit rus dhe se forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha.

“Putin po vret civilë sepse nuk po fiton dot në fushëbetejë. Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë,” deklaroi ajo, duke shtuar se humbjet ruse janë shumë më të mëdha në krahasim me ato të ushtrisë ukrainase.

Në lidhje me procesin e anëtarësimit në NATO, Sirko theksoi se ai mbetet ende larg, por rruga është e pandalshme.

“Nuk besoj se do të anëtarësohemi në NATO në dy vitet e ardhshme, pasi SHBA dhe disa vende janë ende kundër. Por ne po aplikojmë standardet e NATO-s dhe kemi një nga ushtritë më të përgatitura në Europë,” tha ajo.

Deputetja komentoi edhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Rusisë dhe presidentit Putin.

“Trump dhe SHBA ende kanë ëndrra se mund ta shkëpusin Putinin nga Kina dhe Koreja e Veriut. Por realiteti është ndryshe. Ata janë të bashkuar. Ishte gabim mënyra si e priti Putinin. Mendoj se do ta kuptojë shpejt këtë.”

Në fund, ajo ndau edhe përvojën e saj personale si nënë e gjashtë fëmijëve gjatë kohës së luftës.

“Mësimi zhvillohet në strehimore të posaçme. Ka sulme me raketa e dronë, por ne jemi mësuar me këtë situatë. Po ndërtojmë shkolla nëntokësore dhe streha për qytetarët. Nuk dua që vendet e NATO-s të jetojnë të njëjtën situatë. Por ne do të fitojmë,” u shpreh Sirko.

“Nuk mund t’i largoja fëmijët nga Ukraina. Nuk i tradhtoj qytetarët që më kanë zgjedhur. Bashkëshorti im është snajper, vendosëm t’i rrisim fëmijët pranë familjes dhe shumë që ishin larguar janë kthyer, tashmë”, përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026