Rrëzohet avioni që transportonte shefin e ushtrisë libiane, gjenden mbetjet në Turqi

23 Dhjetor 2025 | 21:52

Një avion privat “Falcon 50” me pesë persona në bord u zhduk nga radarët të martën në mbrëmje, pasi u ngrit nga Aeroporti Esenboga i Ankarasë. Më pas u konfirmua se avioni ishte rrëzuar.

Falcon 50 ishte nisur për në Tripoli të Libisë. Avioni mbante Shefin e Shtabit të Ushtrisë Libiane, Gjeneral Mohamed Ali Ahmed-Al Haddad. Vdekja e gjeneralit dhe e të gjithë personave në bord u konfirmua nga qeveria libiane.

Mbetjet e avionit u gjetën në një kodër, dy kilometra larg fshatit Kesikavak, në jug të Ankarasë. Pasi u përplas në tokë, shpërtheu një zjarr. Videot e kamerave të sigurisë që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një shkëndijë të ndritshme që besohet të ketë lidhje me rrëzimin e aeroplanit.

Avioni dyshohet se pati një problem me sistemet e tij elektronike dhe dërgoi një SOS për ulje emergjente përpara se të zhdukej nga radari. Ky është aksidenti i tretë ajror që përfshin Turqinë në rreth 40 ditë.

Më 11 nëntor, një aeroplan transporti C-130 u rrëzua në kufirin e Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, duke vrarë të 20 personat në bord.

Dy ditë më vonë, më 13 nëntor, një aeroplan turk Canadair i përfshirë në një operacion zjarrfikës në Kroaci u rrëzua duke vrarë të dy personat në bord.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026