Irani akuzon Izraelin dhe SHBA-në për organizimin e protestave në vend
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit ka akuzuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara si përgjegjës për trazirat në shkallë të gjerë që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
Sipas një deklarate të transmetuar nga media shtetërore iraniane, autoritetet në Teheran pretendojnë se protestat, të cilat fillimisht nisën si demonstrata kundër paqëndrueshmërisë ekonomike, janë shfrytëzuar nga Izraeli për të destabilizuar vendin.
“Edhe pse protestat e fundit filluan si demonstrata kundër paqëndrueshmërisë ekonomike, armiku sionist i ka përdorur ato për të minuar stabilitetin e Iranit,” thuhet në deklaratë. Po ashtu, Këshilli vlerëson se deklaratat e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, konfirmojnë bashkëpunimin mes Uashingtonit dhe Tel Avivit për, siç thuhet, minimin e jetës dhe sigurisë së popullit iranian.
Në deklaratë theksohet se populli iranian ka dëshmuar më herët unitetin e tij, duke përmendur konfliktin 12-ditor me Izraelin, për të cilin autoritetet iraniane pretendojnë se përfundoi me një humbje strategjike për palën izraelite.
“Sot, me të njëjtin unitet, do të pengojmë të gjitha planet e tyre shkatërruese,” citohet të ketë thënë Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare.
Situata në Iran mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet vazhdojnë të fajësojnë faktorë të jashtëm për protestat dhe trazirat e fundit.
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve