Trump u premton kompanive të naftës “siguri totale” nëse investojnë në Venezuelë

10 Janar 2026 | 12:50

Presidenti amerikan, Donald Trump, u premtoi gjigantëve të naftës “siguri totale, mbrojtje totale” në Venezuelë, në një përpjekje për t’i bindur ata të investojnë 100 miliardë dollarë në infrastrukturën e vendit, pasi forcat amerikane rrëzuan nga pushteti Nicolás Maduro .

Në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë të premten pasdite me një sërë drejtuesish të industrisë së naftës, përfshirë drejtues nga Chevron, ExxonMobil dhe ConocoPhilips, presidenti amerikan i dyfishoi pretendimet se arrestimi i Maduros u ofron kompanive amerikane të naftës një mundësi të paparë për nxjerrje e saj.

Shumë nga drejtuesit shprehën mbështetje për veprimet e administratës Trump në Venezuelë fundjavën e kaluar dhe lanë të kuptohej se ishin të gatshëm të investonin.

Ndërkohë, analistët kanë shprehur skepticizëm se firmat e naftës do të investojnë shuma të mëdha aq shpejt sa ka sugjeruar Trump. Më parë këtë javë, presidenti sugjeroi se prodhimi në Venezuelë mund të rritet brenda 18 muajve.

 “Do të nxjerrim shifra në terma të naftës që pak njerëz i kanë parë. Venezuela do të jetë shumë e suksesshme dhe populli i Shteteve të Bashkuara do të jetë përfitues i madh”, tha ai të premten.

Trump tha gjithashtu se investimi do të vinte nga kompanitë e naftës, jo nga qeveria federale. Më herët gjatë javës, ai kishte sugjeruar që taksapaguesit amerikanë mund të financonin investimet e tyre.

“Plani është që ata të shpenzojnë, që do të thotë se kompanitë tona gjigante të naftës do të shpenzojnë të paktën 100 miliardë dollarë nga paratë e tyre, jo paratë e qeverisë. Ata nuk kanë nevojë për para qeveritare, por kanë nevojë për mbrojtje dhe siguri qeveritare”, tha ai.

Ndërsa u ofroi atyre “siguri të plotë”, presidenti sugjeroi gjithashtu se disa nga firmat e naftës të pranishme nuk kishin nevojë për ndihmën e qeverisë amerikane.

“Këta janë njerëz që shpojnë naftë në disa vende mjaft të vështira. Mund të them se disa nga ato vende e bëjnë Venezuelën të duket si një piknik”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026