Protestat në Iran, Trump po shqyrton disa opsione të mundshme ushtarake

11 Janar 2026 | 20:11

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po shqyrton një sërë opsionesh të mundshme ushtarake në Iran pas protestave vdekjeprurëse në vend.

Dy zyrtarë amerikanë për CNN kanë deklaruar se Trump po shqyrton zbatimin e kërcënimeve të tij të fundit për të goditur vendin nëse ata përdorin forcë vdekjeprurëse kundër popullit iranian.

“Disa nga diskutimet kanë përfshirë gjithashtu opsione që nuk përfshijnë forcën ushtarake të drejtpërdrejtë amerikane,” tha një nga zyrtarët.

Presidenti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për ndërhyrjen, thanë zyrtarët, por ai po shqyrton seriozisht veprimet, ndërsa numri i të vdekurve në Iran vazhdon të rritet.

HRANA ka bërë me dije se të paktën 420 protestues janë vrarë gjatë demonstratave gjatë 15 ditëve të fundit në Iran kundër regjimit në vend. Mësohet se mes viktimave janë tetë fëmijë. Gjithashtu HRANA bën me dije se 10,000 persona janë arrestuar.

Mbetet e paqartë nëse numri i të vdekurve nga HRANA-ja e pasqyron plotësisht shkallën e viktimave, duke pasur parasysh mbylljen e internetit dhe linjave telefonike nga autoritetet në të gjithë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026