Macron: Trump synon hapur të dobësojë dhe nënshtrojë Evropën

20 Janar 2026 | 14:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për “një zhvendosjeje drejt një bote pa rregulla” në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Epoka është shënuar nga “shkelja” e së drejtës ndërkombëtare dhe nga mbizotërimi i ligjit të më të fortit, tha presidenti francez, i cili mbante syze dielli për shkak të një problemi me sytë.

“Është qartë një kohë shumë shqetësuese”, tha Macron, duke përmendur veçanërisht politikën e jashtme agresive të administratës Trump.

Ai tha se marrëveshjet e fundit tregtare që u arritën me SHBA-në nën kërcënimin e tarifave “minojnë interesat të eksportit, kërkojnë lëshime maksimale dhe synojnë hapur të dobësojnë dhe nënshtrojnë Evropën”.

Macron përsëriti gjithashtu pikëpamjen e tij se kërcënimet me tarifa të përdorura si “levë kundër sovranitetit territorial” ishin “të papranueshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026